Grand Bar

  • Home
  • Portfolio Item
  • Grand Bar
Prosound rekomandoi tetë ADORN A55, të kombinuara me nen-vufer SX110 për dhomën e brendshme, me tre ADORN A55 të instaluar në hapësirën e jashtme.
September 4, 2020

Lokali “Grand Bar” është ndërtuar në ambientet e Stadiumit Air Albania të rikonstruktuar së fundmi. Prosound Sales tashmë kishte punuar me të njëjtët pronarë në një lokal tjetër me të njëjtin emër.

“Pronarët ishin në kërkim të një sistemi të mirëfilltë që mund të funksiononte si sistem sfond dhe plan i parë, me shpërndarje të barabartë” tha inxhinieri teknik i Prosound Sales, Endrit Veleshnja.

Duke marr parasysh hapësirën brenda me kapacitet rreth 70 persona si dhe një hapësirë të jashtme, lokali funksionon gjithë ditën deri në orën 11:00, dhe klientët ishin të lumtur të miratonin serinë ADORN, bazuar në reputacionin e Martin Audio dhe aftësinë e tij për të funksionuar si në nivele te ulta ashtu edhe në të larta. (kjo e fundit kur një DJ performon në raste të veçanta). Prosound rekomandoi tetë ADORN A55, të kombinuara me nen-vufer SX110 për dhomën e brendshme, me tre ADORN A55 të instaluar në hapësirën e jashtme. Ky sistem elegant dhe pasiv me dy drejtime ultra-kompakte ka një model të gjerë shpërndarje 110 ° x 80 °.

Mund të prodhojë 113dB dalje maksimale në 1 metër, ka një përgjigje të butë të frekuencës dhe një riprodhim të fortë bas që shtrihet deri në 65Hz.

Projekte të tjera
Clear Filters
Hard Rock Cafe Saranda
Bar Art Akademia
Poda King